Monday, May 7, 2012

Hajt mo ..

Sot bleva tre gazeta per te lexuar, me pelqen ti blej tre cdo dite nderkohe qe pjesen tjeter e shikoj online. Perkatesisht bleva gazeten Panorama, Shqip, dhe Mapo. Po shikoja me sy kritik kopertinat e ketyre gazetave ne lidhje me zgjedhjet qe u zhvilluan dje ne France. Duke anashkaluar hapsiren e kushtuar ne kopertine, ajo qe me trishtim konstatoj eshte gazeta ne print e cila ne vend qe te reflektoje lajmin ne menyre analitike thjesht e percjell ate sikurse mund ta percillte cdo media vizive. Panorama: "Holande presindenti i ri i Frances, Sarkozy pranon humbjen" Shqip: " E majta fiton ne France, e djathta ne Greqi" Mapo:Ne France fiton Hollande, Greqia ne duart e komunisteve e neonazisteve. nderkohe disa nga te perditshmet Europiane e boterore: Daily Mail ne Britanine e madhe titulli kryesor i saj: Au-revoir Austerity! Vijon me nje artikull kritik ne lidhje me influencen qe do te kete zgjedhja e Hollande ne BE.. etj etj Itali: L'Unità,: " Maj Francez, dhe frike ne Europe" Serish megjithese me nje qendrim tjeter vijon nje shkrim analitik ne lidhje me efektet e kesaj zgjedhje. Página 12, Argjentine: "La vie en rose" siper te thene ja tani u zgjodh nje kamp qe e shikon teper te lehte menyren si do menaxhohet gjendja aktuale financiare e ekonomike e Frances .. ABC, Spanje: Hollande fiton ne France, ne Europe fiton frika me kete zgjedhje.. Die Tageszeitung, Gjermani: "La France en rouge" epo e thene ndryshe Franca e kuqe , vijon serish me nje analize perspektive Merkeliane por duke e cilesuar fitoren e Holande mbi te gjitha nje deshtim te Sarkozy's. 24 Heures, Zvicer "Le droit de décevoir“: "E drejta per te zhgenjyer" serish nje informacion i percuar me analize. Frankfurter Rundschau, Allemagne "Frau Merkel, j'arrive": Nje kryeartikull cinik per Merkel ku pikerisht perdoret gjuha Franceze per te thene " Frau Merkel, Po vij" Today, Singapor "France-Greqi, lufte e perbashket " Vijon shkrimi si per te thene qe rezultatet jane pergjigje ndaj masave te ashpra financiere qe jane marre ndaj ketyre kombeve. Sabah, Turquie "Revolucioni i Kuq" : Karta politike e BE-se eshte e shokuar.. El Periódico de Catalunya, Spanje Hollande, sikurse Omar Sy…serish nje analize ku vihen ne pikpyetje reformat shtrenguese financiare dhe pergjigja e votuesve. Perse e bera kete krahasim.. e para sepse vete nga menyra si percohet nje info ne te perditshmet shqiptare qofte dhe ne titull tregon anen mekanike te menyres si funksionon shtypi i shkruar ketu edhe pse emrat e gazetave vete jane interesante dhe pretendojne profesionalizem. Per te shkruar kete koment iu referova "Courrier International.

Saturday, March 3, 2012

Arti i hajdutit ne Shqiperi

Ne shume raste ne biseda te ndryshme me autoritetet e huaja ketu, intervista me ambasadoret e akredituar dhe te tjere, me eshte theksuar se perpos te tjerave nje nder arsyet kyce per te cilat investitoret e huaj refuzojne te investojne ne Shqiperi eshte mungesa e mbrojtjes se pronesise intelektuale apo te brandit. Nuk eshte cudi qe po te shihni harten ekonomike te rajonit do te vereni se ne Shqiperi ka shume nga keto kompani te cilat ndonese te nivelit internacional, me prani ne te gjithe rajonin, sikur ‘ harrojne’ Shqiperine. Kete parajse taksash sikunder quhen vendet ku aplikohet nje sistem tatimor teper I ulet serish nuk e josh Shqiperia. Problemi sigurisht ne lidhje me nivelin e ulet te investimeve te drejteperdrejta te huaja eshte me kompleks. Por eshte e qarte qe mos mbrojtja e pronesise intelektuale ka nje efekt shume mohues ne sensin sepse pertej mos –investimit sigurisht ngjall nje lloj urrejtjeje nga vete keto kompani nderkombetare dhe deshire per te mos e konsideruar fare Shqiperine. Ne WTM ( World Travel Market 2011) ku pata rastin te zhvilloj takime me shume kompani te nivelit global ne disa raste mu tha qartazi se jane shume te indinjuar qe ne Shqiperi kane vene re ‘ ekzistencen’ e tyre. Kjo jo vetem sepse u vidhet imazhi por edhe sepse ky imazh ne shume raste demtohet pikerisht nga niveli amatoresk I performances qe shume nga keto kompani udhetimesh ne Shqiperi kane. Me e fundit eshte marketingu i PS kopjon koke e kembe logon e facebook (me sfondin blu dhe germa te bardha , vendosje fotosh ) ne aktivitetet 'refresh' te saj. Pas Kolonave qe hajduten paster fare marken e Mc Donalds, Eagle mobile qe hajdut me nder logon e google, UET qe kopjoi logon e UNYT nuk prisja qe dhe institucione si PS te legjislonin me performancen e tyre artin e plagjiatures, lere qeverine, nuk ia vlen ta permend fare!! Jemi ne 2012 dhe ky vend e ka bere praktike kete ‘art’ duke injoruar kostot reale qe ka kjo tolerance. P.S Imazhi eshte nga http://www.toiletpaperentrepreneur.com/tag/patent/

Thursday, March 1, 2012

Per te gjithe shqiptaret qe perdorin termin pederast!

Shume shpesh degjon, shikon, lexon kryesisht burra te cilet etiketojne me fjalen pederast homoseksualet. E para ky term shpreh perpos homofobise, injorance, kjo pasi te pakten ky term vjen nga greqishtja dhe do te thote akt seksual mes nje te rrituri me nje femije (mashkull) apo adoleshenti. Nderkohe qe ky akt ne vetvete mund te emertohet homoseksual, as sesi te qenit homoseksual nuk mund te emertohet me pederast ne momentin qe ky akt kryhet me pelqimin e dy meshkujve qe jane ne moshe madhore. Realisht sipas antropologeve kur stigmatizohet nje kategori e caktuar sociale apo me sakte kur perdoren legjenda glorifikuese te nje parimi te caktuar moral, kjo ndodh sepse ky fenomen eshte I mireperhapur ne shoqeri. Sigurisht dhe ne Shqiperi kjo klase sociale me orientim homoseksual ka ekzistuar, dhe pse jo ne rrethana si ato te komunizmit pershembull me ortodoksine morale eshte sforcuar qe te ndrydhet dhe te kete zyrtarisht nje orientim hetero. Nga ana psikologjike pa perjashtuar ketu dhunen ndaj grave, pikerisht per hir te sfrustrimit te brendshem, ky orientim i vene ne praktike me ane te dhunes psikologjike gjen vend akoma dhe ne shoqerine e sotme. Eshte normale qe ne menyre qe nje shoqeri e caktuar te ndryshoje do te duhet te kalojne shume breza pervec kritereve te tjera te reformimit ten je shoqerie, por mendoj se te pakten sot, me e pakta qe mund te beje kjo shoqeri eshte te filloje emertimin e kesaj kategorie me termin e duhur. Pra hiqeni nga fjalori fjalen pederast, e dime qe jemi shoqeri homophobe dhe krenare per te qenit hetero ( thua ti se ka ndonje krenari ketu) por na kurseni terminologjite injorante qe mbjellin dhe me shume vrer ne shoqeri kundrejt kesaj klase sociale!

Wednesday, February 1, 2012

Po pastaj..


Sonte teksa kthehesha per ne shtepi, pasi eca 200m ne Tiranen e akullt, nen deboren qe vdiste para se te arrinte trotuarin, vendosa te marr autobusin e zakonshem. Autobusin qe mezi e dalloj ne eshte i linjes time,kjo per dy arsye ajo miopike, por edhe sepse nese e shikon nga larg ballinen e autobusit, aty shnderrin emertimi i nje linje franceze. Etiketa pionere per ne “Qendren Kristal” ne pjesen e pasme te xhamit, duket e erret,nje format A4, e cila nga larg nuk duket fare. Duke qene se bente ftohte mendoja se mund te ishte kaq plot sa mbase duhet te ecja ne kembe. Per cudine time autobusi ishte thuajse I zbrazet. Zakonisht nuk ka nevoje per komunikim me fatorinon, ai afrohet ti I zgjat monedhat qe deri dje ishin 30lek, ai pret me dembelizem bileten duke pritur disa sekonda qe ti ta refuzosh, kur kjo nuk ndodh dhe ti e merr serish, nuk ka nevoje per komunikim. Me e shumta ka nje levizje miratuese koke, apo dhe nje faleminderit me ze minimal por asgje me shume. Ndodh qe reagimi I pasagjereve ndaj biletes eshte mohues, sikur thone “ jo , mbaje “ duke meshiruar statusin e fatorinos qe shume here nuk eshte vecse nje djal I ri, adoleshent, here tjera nje mesoburre qe I ka kaluar 40. Sonte teksa mu afrua fatorino me lajmeroi : 50 leke me nje tonalitet qe ishte ne forme pyetje, ia zgjas ai I numeron, nuk reagoj dhe marr nje bilete format krejt tjeter, 4fish me e madhe me masa sigurie e me pak primitive se paraardhesja.
Ndalon ne nje stacion, hyping te tjere pasagjere, serish fluksi duket shume me minimal per kohen kronologjike por dhe klimaterike. Kam ngulur shikimin ne xhamin e autobusit, verej njerz qe ecin shpejt, makina nervoze, bore-shi acarues nderkohe qe veshet e mi punojne pa pyetur.
“po kesaj I thone 30 mije lek ne muaj vetem per autobusin ore “
Zera grash, me tone te larta, dhe burrash qe heshturazi belbezojne, kane vetem nje pergjigje ndaj fatorinos qe mbase per here te pare po aplikonte ne menyre krejt direkte marredheniet me publikun.
Atobusi vijon ne stacionin tjeter, mendoj per ata qe vendosen te mos e marrin sonte ate, por jo vetem sonte.. Filloi demarkimi kategorise se shoqerise qe mund te paguaje nje autobus urban dhe asaj qe nuk mundet. Sigurisht ‘ duhet ‘ te ndihesha e pasur..

Friday, November 4, 2011

Shqipëria ‘plehristike’


Votimi i turpshëm i ditës së djeshme në parlament duhet të mbahet mend gjatë prej shqiptarëve. Dhe ka shumë gjasa të mbahet mend, nëse kjo shoqëri nuk reagon duke firmosur një peticion ku kërkohet referendum për lejimin apo mos lejimin e importeve të ‘mbetjeve’, term ky politikisht korrekt, por realisht i pavërtetë. Për herë të parë dëgjuam nga vetë goja e kryeministrit se importimi i mbetjeve shpëtoka Shqipërinë nga mbetjet toksike. Frazat më të pakuptimta që mund të dalin nga goja e një kryeministri që, për më tepër, ka formim kardiologu. Këta pushtetarë, dje, vendosën me autoritetin e perëndive, duke përjetësuar praninë e tyre, duke marrë përsipër të dënojnë brezin tonë, por dhe të gjithë brezat pasardhës, në mënyrën më të dhunshme që mund të ekzistojë, thua se nuk u mjafton masakrimi i deritanishëm që po i bëjnë këtyre trojeve.
Argumenti ekonomik që mbron Çili & co, në lidhje me këtë ligj, është argumenti më i pasaktë në termat makro-ekonomik. Lind pyetja perse?
Kjo, sepse vetë tregu Zoti Çili, i merr të mirëqena dëshirat e konsumatorëve. D.m.th. tregu prodhon pavarësisht se nga ai prodhim mund të lëndohet shëndeti im apo i fëmijëve të mi nesër. Shumë e thjeshtë, ti preferon të ecësh në këmbë dy kilometra ( të lodhesh, të humbasësh kohë) duke qenë i sigurt ama se nga ai veprim nuk lëndohet shëndeti yt dhe i fëmijëve të tu , apo të ecësh me një makinë që ndot, që të kursen kohë, që të mban dhjamin në vend, por që njëkohësisht te bën të sëmuresh ti vetë dhe fëmijët e tu. Kështu pra, thjesht e qartë, e parë në termat makro-ekonomik në ndikimin direkt te importit te mbetjeve Shqipëria do të sakatojë vetveten me kalimin e këtij ligji, duke ulur cilësinë e jetës së qytetarit shqiptar. Ajo cilësi, e cila mbahet në vet vetë dhe në lidhje me jetgjatësinë mesatare, e ku ne do bëhemi dhe më të varfër sepse nje pjesë e mire e buxhetit familjar do të shkojë tek doktori, tek ilaçet, shumë më shumë nga ç’shkon tani. E parë nga ana industriale sërish do të kemi efektin: Mirupafshim, turizëm kulturor, bregdetar kjo si pasojë e “reputacionit” që Shqipëria do të fitojë, një damkosje reale si koshi i mbetjeve të Europës. Në kët rast dhe sikur të injorojmë, në lidhje me makro-ekonominë, kostot reale që sjell një profilizimi i ri në kapacitetet njerëzore, përsa i përket industrisë së turizmit,nga ana tjetër kemi ndikimin zero të shtetit që kalon ligje kaq të dëmshme në parlament, por nuk ndërhyn kurrsesi të vendosë rregulla në menaxhimin e tregut e aq më pak të mbajë përgjegjësi për këto gabime fatale.
Po t’i kthehemi sërish mitit të riciklimit, dhe në rastin ideal, ku doganat funksionojnë më së miri, ku kapacitetet njerëzore për monitorimin e mbetjeve janë shumë mirë të formuara, ku korrupsioni është në nivelet e Shoqërise Gjermane apo Hollandeze (dy shembuj këta të përmendur në parlament në seancën e djeshme), duhet të flasim për termodinamikën si proces që injorohet. Mbetjet nuk mund të bëhen pjesë integrale e një produkti, që prodhohet nga mbetjet. Ndërkohë, është e vërtetë se kostoja e riciklimit të mbetjeve ështe më e lartë se ajo e prodhimit të një produkti pa përdorur mbetjet. Por dhe nëse kjo kosto ekziston në likuiditet, mbetjet do kenë gjithmonë mbetje, qofshin këto të prekshme, pra që shihen apo te paprekshme, por që ndihen. Miti i riciklimit, sikur të ekzistonte vërtet, në mënyre kaq absolute nuk do të bënte që ekonomitë më të zhvilluara të taksonin në mënyrë kaq të lartë, bizneset që me produktet e tyre krijojnë mbetje si ato plastiket, dioksid karbonit etj etj. Po të flasim për një shembull konkret, plastika, për shembull, kurrë nuk dekompozohet totalisht, por foto- degradohet në copëza të vogla të quajtura mikro – plastikë te cilat të pranishme në dete/ lumenj mund të grumbullojnë përbërje organike hidrofobike nga 100,000 deri në 1 milion herë se niveli i hapësirës rreth vetes. Edhe në ekonomitë më të përparuara është përllogaritur se vetëm 5% e totalit të qeseve plastike të përdorura janë ricikluar, duke pohuar edhe një herë se nuk është kost-efektive. Nga ana tjetër, Ministria e Integrimit e gjykon këtë ligj si një kusht për integrimin ne BE. Dua t’i kujtoj kësaj zonje se BE-ja është shprehur shumë qartë mbi detyrat e shtëpisë, që duhet të plotësoni. BE-ja kërkon kontekst shqiptar europian, mbi të gjitha, ku ligjet respektohen po ku vetë pushtetarët tanë nuk i respektojnë. Nga ana tjetër, jemi një vend shumë strategjik për t’u bërë kosh plehrash për dy faktorë 1. Gjeostrategjik : Jemi në këtë kontinent, vendi që nuk ka shumë kosto transporti për tu bërë destinacion I preferuar per magazinim mbetjesh në krahasim me vende të tjera të varfra që ndodhen në kontinente të tjera për shtetet europiane që janë kaq të përparuar në krahasim me ne, dhe njëkohësisht ndotës shumë të medhenj në nivel global, e dyta konteksti rajonal, i cili mund të reagonte, është shumë i dobët, e pse jo aspak largpamës njëkohësisht (pare me nje lloj syzesh idealiste). Janë shumë faktorë që na bëjnë kurban, po heshtëm dhe me miratimin e këtij ligji do të thotë se e meritojmë fatkeqësinë që na ka rënë mbi kokë. Ndaj, peticioni për referendum duhet të firmoset nga të gjithë shqiptarët. Të vijohet, pastaj me votimin e tij. Në këtë mënyrë, nëse votohet pro, shfajësojmë dhe qeverinë që “na e do të mirën”, ose për herë të parë u provojmë këtyre zotërinjve se vendimet e tyre e kanë një kufi! Kështu të paktën ngadalësojmë procesin e shkatërrimit ekologjik të këtij vendi, ngadalësojmë procesin e kthimit në parajsë plehrash duke mbrojtur sadopak jetën tonë e te brezave qe vijnë.

Wednesday, October 12, 2011

Punë pa studim


Ndërkohë që jam e lumtur sa herë që njoftohem për evente në Panairin e dytë ‘work and study’ që u organizua më se fundmi tek Pallati I Kongreseve ( dt 7,8, 9, Tetor) e shkruaj pa frikë se ky event ishte zhgënjimi I radhës , si nga forma dhe nga përmbajtja.
Fillimisht u habita që ky panair po mbahej në datat aq tangjente siç ishte data 10 Tetor ku dihet fillon viti I ri akademik, e ku nënkuptohet që regjistrimet a priori janë bërë dite në mos javë përpara, nënkuptohet gjithashtu se mbase shqetësimet e tyre në dy ditë para fillimit të studimeve duhet të ishin të llojeve teknike, pse jo duke kërkuar dhoma apo apartamente me qera, pse jo shumë prej tyre nuk do ishin fare në Tiranë pasi vijnë nga rrethet dhe do të deshironin ti kalonin me familjen ditët e fundit para fillimit të vitit të ri akademik. Por jo, organizuesit nuk e kanë parë të arsyeshme që ti konsideronin këto detaje, po ashtu me sa kuptova shumë nga pjesmarrësit ishin lajmëruar vetëm 3 -4 ditë para për eventin, gjë që shpreh qartë se çdo gjë është planifikuar sipas zgjimit në mëngjes të ndonjë zyrtari I cili kishte parë me vonesë që në agjenden e tij duhej të ishte organizuar dhe ky event. E kështu çdo gjë si zakonisht bëhet në momentin e fundit alla shqiptarqe siç e kemi zakon.
Për ata që nuk e dinë ‘work and study’ në shqip përkthehet ‘punë dhe studim’ që në emërtimin e tij pra ky panair të zhgënjen. Pyetja lind kush janë organizatorët mos vallë janë të huaj, të huaj këta që nuk duan të integrohen, se në fund të fundit dhe organizata të huaja të ishin kur I drejtohen një grupi kaq të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare medoemos do ishin përshtatur disi. Por jo, në listën e organizuesve apo më së paku sponsorve kryesor te ketij eventi kemi: METE, MASH, MPCSSHB, pra duket qartë që janë institucionet shqiptare që apriori përtej mbajtjes së flamurit amerikan çuditërisht në shumë nga zyrat e tyre, kur vjen puna tek servirja e eventeve të këtij lloji duhet të kishin një minimum respekti që eventi të paktën të mbante një emërtim në Shqip!
Ecim në shkallët hyrëse një muzikë e lartë rap, për shqipot që nuk e dinë është muzika bababum komerciale në maksimum dhe me një volum të admirushëm për disko në rastin kokret. Në pjesën kryesore të hollit pra në zemër të panairit me një sipërfaqe pa frike 35-40% janë dy kompanitë që kanë zënë vend, përkatësisht: Ande LM , dhe Korbi Education. Duke I përgëzuar sinqerisht këto dy kompani për shkathtësinë e treguar në vendosjen strategjike , si dhe duke ditur se misioni kryesor I tyre në rastin konkret është ndërlidhja me universitetet jashtë Shqipërisë .. lind pyetja mos vallë mesazhi kryesor I panairit është tu thote studentëve shqiptar mbathjani prej Shqipërisë se këtu nuk studiohet.. mund të kenë dhe të drejtë duke pare se sa universitete fantazëm të pa akredituara ka, e duke pare se akoma shiten diploma në disa prej tyre.. gjithsesi një mesazh I tillë nuk mund të pritej nga institucionet qeveritare.
Vijojmë në perimetrin e hollit qendror ku realisht ka një numër të madh universitetesh, shumë nga ata emra I dëgjova per herë të parë. Pashë një universitet Britanik që ishte në Shqipëri po me emër tjetër. Cdo material prezantues ishte në anglisht dhe sërish pyetjes nga ana ime se si mund të kuptonte një student që nuk di anglisht mbi programin e tyre një vajzë simpatike mu përgjigj se mund të shohin dritaren elektronike në internet.. Shikoj një universitet tjetër, më terhëq syrin pasi pamfleti prezantus ka si vit themelimi të tij vitin 1998.. duke e ditur se universiteti I parë privat është themeluar pas vitit 2000 I pyes si është e mundur që paskan qenë në hije. Përgjigje: Në fillim dmth atëherë kishim vetëm disa kurse . Tani un mendova me vete se një ditë kopshti I vogël privat I lagjes ku banoj pas 20 vitesh mund te formatohet në universitet e pse jo të vendose ditën e themelimit te kopshtit si date fillestare..
Në të vërtetë duhet thëne se prezantueset e stendave të universiteteve ishin shumë të sjellshme por po aq e vërtëte eshte se të gjithë pretendonin të kishin stafin më të mirë akademik.. nga ana tjetër kur u kërkoje listen me emra të këtij stafi, dukej si pyetje e çuditshme. Nga ana e materialeve shtoj se disa I kishin kopjuar sfondet dekorative pamfleteve te outdoor advertising të bankës Procredit. Megjithatë un uroj qe plagjiatura apo niveli I lejimit të kopjimit në këto institucione të mbesë vetëm aty. Broshurat në shumë raste mund vetëm të shikoheshin.. pasi kushtonin shumë.
Më në fund në një cep pashë një kompani italiane e industrisë së tele-komunikimit (call center) e cila përfaqësohej nga dy punonjës Italian. Realisht kompani të këtij sektori kanë gjetur vend të përshtatshëm në Shqipëri, për një student të marrë deri ne 300eu/muaj duke punuar 6 ore në dite më duket ndihmë e madhe por ja që nuk paska pasur student rrotull me thonë ata ose të paktën numri I tyre ishte minimal. Nga biseda I pashë tepër të zhgënjyer dhe me konfirmuan pa pikë dyshimi se nuk do merrnin më pjesë në këtë panair (aq sa mund të behet traditë mendoj un), sikurse fillimisht mund të jenë zhgenjyer që dhe une nuk isha e interesuar.. mbase isha personi i katërt me të cilin mund të kishin biseduar.. Pertej ndonje banke të pranishme pjesa ‘work’ e panairit dukej e pa pranishme gjithsesi. Mbase përpos mënyrës jo vizinare, jo profesionale të organizimit të këtij eventi duhet të besojmë se realisht ky kombinim I punës me shkollën është akoma në embrion në kulturën tonë shoqërore, dhe ky fakt do te justifikonte sadopak numrin minimal te atyre kompanive që ishin aty. Por e vërteta është që aty ku reklamohet puna dhe studimi mbase duhet që vetë ata që i organizojnë keto evente të kenë studiuar, e të kenë punuar.